-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LISTA E PËRFITUESVE/ Preken nga ndërtimet informale, ATP, 90 milionë lekë kompensim për 234 dosje pronash!

Kryesoret

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, është në vlerën: 89 milionë e 333 mijë e 719 lekë”

“Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim” informon ATP.

Në vijim, ATP bën me dije se procesi i kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale është një proces i vazhdueshëm, dhe ATP do të trajtojë me kompensim subjektet që kanë aplikuar, vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre. /Burimi Skan Tv

KLIKONI KËTU PËR EMRAT-Lista-publikim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit