Kiara Tito ishte e eliminuara e mbrëmjes të së shtunës. Konkurrentja e cila që nga nisja e këtij formati ka qenë në qendër të vëmendjes, është ndeshur jashtë, me një botë totalisht tjetër. Lidhja e saj me Luizin, ka marrë përmasa që ajo nuk mund ta imagjinonte, e sidomos imazhi i këngëtarit.
Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara foli për rrugëtimin e saj për “Fan Club”. Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”. Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.
Duket se pas Luizit, Kiara gjithashtu ka firmosur një kontratë me produksionin, për shfrytëzimin e imazhit të saj, por pse jo dhe një hapësirë televizive në këtë kanal.