-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpresë dhe skepticizëm për të zhdukurit

Kryesoret

Me dyshime dhe shumë të panjohura – kështu i shohin familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë zotimet e udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë të bëra përmes Marrëveshjes bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Serbia, asnjëherë dhe në asnjë proces, nuk e ka iniciuar çështjen e personave të zhdukur si çështje humanitare dhe me prioritet. Gjithmonë e ka parë si proces politik. Kurdo që i është dashur, e ka shfrytëzuar politikisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Grajçevci nga Obiliqi.

Ai ka pasur shtatë anëtarë të familjes të zhdukur dhe për tre prej tyre nuk di ende asgjë.

“Vetë fakti që nuk është vendosur si prioritet, por është vendosur në një vend me energjetikën ose të ngjashme, do të thotë se është diçka më pak e rëndësishme”, thotë Silvana Marinkoviq nga Graçanica, e cila e ka bashkëshortin të zhdukur.

Rreth 25 vjet më parë, lufta që nisi regjimi i atëhershëm i Serbisë në Kosovë, ka përfunduar me mbi 13.000 njerëz të vrarë dhe me mbi 6.000 të zhdukur.

Mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi, por nuk dihet ende për fatin e rreth 1.600 personave të zhdukur nga ajo kohë…LEXO KETU lajmin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit