Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar disa aktivitetesh politike, e për rrjedhojë Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) iu bën thirrje mediave që të mos i transmetojnë.
Në një njoftim zyrtar, AMA bën të ditur se bëhet fjalë për 5 aktivitete të kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa që kanë në fokus inspektimet e punimeve.
Këto takime konsiderohen si me qëllime elektorale, prandaj janë të ndaluara që të zhvillohen.
NJOFTIMI: