-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ufo” i Laprakës i “arratiset” drejtësisë italiane

Kryesoret

Ilir Paja nuk do të ekstradohet në Itali. Gjykata ka vendosur që dënimin me 25 vite burg ta kryejë në Shqipëri. Policia e Shtetit e arrestoi të shumëkërkuarin nga drejtësia italiane, Ilir Paja në 3 nëntor të vitit të kaluar. Ndalimi i tij u bë në zonën e Laprakës.

Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi është arratisur 2 herë nga burgu në mënyrë spektakolare. Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje të punonjësit të policisë në vitin 2008, Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

Po kush është Ilir Paja dhe si e mori ai nofkën ‘UFO’?

Gati një dekadë më parë, Ilir Paja ai mori nofkën “Ufo” nga policia italiane. Shkak u bënë dy arratisjet spektakolare të tij nga burgje të sigurisë së lartë në vendin fqinj. Në vitin 2017, Paja u largua nga burgu i “Fushë Krujës”, por jo sipas stilit që e bëri të famshëm.

Ai po vuante dënimet me burg, dhënë nga dy vendimet të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Në vitin 2010 “ufoja” i italianeve u dënua me 15 vjet burg për ngjarjen e marsit 2008. Ai përplasi me mjetin e tij “Fiat” një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij. Shkalla e Parë e fajësoi për tentativë vrasjeje.

Apeli ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Në vitin 2011 Paja mori një dënim me 15 vjet e 4 muaj burg, duke u deklaruar fajtor për një sërë veprash penale të kryera prej tij në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit