-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 mijë Euro nuk mjaftojnë! Killerat që sulmuan “Top Channel” të lirë

Kryesoret

Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë të arrestuar për sulmin me armë kundër Top Channel ku mbeti i vdekur roja, Pal Kola. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët, por deri tani asgjë.

Një burim nga prokuroria tha për “5Pyetjet.al” se ende nuk kanë asnjë pistë konkrete, por disa mbi tryezë. Dje në media u përhap me shpejtësi lajmi se mund të jenë përfituar gjurmë gishtash, profil gjenetik nga një gëzhojë që u gjet brenda makinës së djegur.

Por i njëjti burim theksoi se ka shumë pak gjasë. Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë të qarta. Gjithçka flet për një dosje të vakët. Kriminelët vijojnë që të jenë ende të lirë dhe ndoshta janë arratisur nga vendi nisur nga koha që kanë pasur në dispozicion, 4 ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit