-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhgimi/ Sako shpartallon tenderat në Durrës për zift dhe poça

Kryesoret

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve të 14 Majit aq më shumë tendera hapen nga bashkitë që drejtohen nga socialistët. Të gjithë i kanë lënë investimet për në fund. Për gjithçka ose asgjë për të bindur qytetarët për të marrë edhe një tjetër mandat.

Një pjesë e fondeve që janë tenderuar nga një pjesë e bashkive nuk do të paguhen me buxhetin e këtij viti, por të paktën dy viteve në vazhdim. E thënë më thjeshtë, shikoni asfaltin ose çakullin tani dhe takohemi pas dy viteve kur të vijnë zgjedhjet parlamentare. Shpejt e shpejt dhe në shumicën e rasteve shkel e shko.

“5Pyetjet.al” e ka ndjekur prej disa javësh këtë fenomen dhe i ka sjellë me fakte dhe prova tenderat që janë hapur nga socialistët. Por fenomeni vazhdon. 45 kryetarë që janë rikonfirmuar dhe pjesa tjetër që nuk mori besimin vazhdojnë shpalljen e tenderave.

Për të kuptuar atë që po ndodh, pra batërdinë me tenderat, “5Pyetjet.al” po ju sjell më poshtë atë që ka bërë bashkia e Durrësit drejtuar nga Emiriana Sako vetëm këtë muaj. Më poshtë janë vetëm tenderat për rrugët, ndriçimin dhe gjelbërimin, pa llogaritur prokurimet e tjera.

Disa nga tenderat vetëm për rrugët;

Bashkia Durrës- Rikonstruksion në rrugë në Nja Rrashbull- 8,280,660.00 Lekë

Bashkia Durrës- Rikonstruksion rrugë në Nja Katund i Ri- 16,666,285.00 Lekë

Bashkia Durrës- Rehabilitimi i ndriçimit të akseve rrugore-41,611,645.00 Lekë

Bashkia Durrës- Rikonstruksion të rrugëve në qytet- 41,567,027.00 Lekë

Bashkia Durrës- Rehabilitim Rruga e Dëshmorëve- 50,401,601.00 Lekë

Bashkia Durrës- FV ndriçim rruga “Bajram Tusha” L.14 Shkozet” – 8,501,974.00 Lekë

Bashkia Durrës- Gjelbërimi në qytet 29,160,620.00 Lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit