Arrestimi i Lefter Allës, ish kryetarit të Bashkisë së Bulqizës ka penalizuar qytetarët.
Mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, ka sjell që personat që trajtohen me pension paraplegjikë dhe tetraplegjikë të mos marrin pagesën prej afro dy javësh.
Me këtë problem, përballen afro 970 persona në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.