-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.8% në 2022

Kryesoret

INSTAT ka publikuar të dhënat e rritjes ekonomike. Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 4,84% në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Në krahasim me një vit më parë, kur zgjerimi ishte 8.91%, ritmet e rritjes janë përgjysmuar, por trendi i lartë i 2021 erdhi pas rënies që vendi shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që dha në ekonomi pandemia e Covid-19.

Me përjashtim të tremujorit të dytë, ndërtimi ka udhëhequr vazhdimisht rritjen, së bashku me tregtinë, transportin, aktivitetet financiare, ndërsa më dobët ka rezultuar ndërtimi.

Ekonomia u rrit me 6.96% në tremujorin e parë. Në të dytin, zgjerimi u ngadalësua për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke zbritur në 3.1%.

Në tremujorin e tretë, zgjerimi ishte rreth 4.93%, i ndihmuar nga turizmi, ndërsa në të katërtin rezultoi  4.73%. Në krahasim me publikimet e mëparshme, INSTAT ka rishikuar në rritje ecurinë e ekonomisë për tre tremujorët e parë të vitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit