Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme në një takim të gjithë punonjësit e Kryeministrisë, që në fakt nuk ishin të paktë në numër.
Kreu i qeverisë u ka prezantuar pagat e reja që do të marrin me rritjen që do të bëhet me dy faza brenda vitit.
“Një rritje do të jetë tani dhe një në buxhetin e vitit të ardhshëm” tha ai. Në ditët në vazhdim pritet që të bëhet prezantimi i pagave, rritja e re për punonjësit e administratës.