Policia norvegjeze njoftoi të enjten sekuestrimin e rreth 800 kilogramë kokainë të gjetur në një ngarkesë frutash në Oslo.
“Ky është konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në Norvegji,” tha shefi i policisë së Oslos Grete Lynn Metlind në një konferencë shtypi.
Sasia e kokainës së kapur në Oslo është dy herë më e madhe se sa autoritetet norvegjeze kanë kapur në pesë vitet e fundit.


Operacioni i policisë norvegjeze që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e kokainës u zhvillua këtë javë në një vend të pazbuluar në kryeqytet. Vlen të përmendet se nuk ka asnjë të arrestuar.
Grete Lynn Metlind tha se sipas skenarit mbizotërues kokaina nuk ishte menduar për “tregun” e Norvegjisë, një vend me 5.4 milionë banorë.
Pak ditë më parë, doganierët dhe policët gjermanë sekuestruan në shtetin e Brandenburgut pothuajse 1200 kilogramë kokainë, e cila fshihej në një ngarkesë banane nga Amerika Latine.
Ata më pas informuan homologët e tyre norvegjezë se hetimi zbuloi se një dërgesë e ngjashme ishte dërguar në vendin e tyre.