Luizi ka marrë një telefonatë nga nëna e tij brenda shtëpisë së Big Brother. Mirëpo gjatë tërë kohës, Luizi ankohej se nuk po e dëgjon asgjë nga ajo që po thotë nëna e tij, teksa në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar. Në atë moment, Luizi u nervozua me produksionin.
Biseda:
Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë… Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.
Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrnesh.
Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e Zotit, luten e babës, shpirtin e tan Shqiptarisë vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.
Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?
Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.
Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?