Prej një viti ambasada amerikane në Tiranë vendosi një politikë lehtësuese për vizat për shqiptarët që duan të shkojnë në SHBA për turizëm dhe biznes. Sot selia diplomatike postoi një foto të ambasadores, teksa Yuri Kim i dorëzon vizën njërës prej këtyre aplikantëve.
Ambasadorja Yuri Kim shkruan se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë dhe thekson se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.
“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër” tha Kim.