-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu zbulua dënimi! Partia e Lirisë: KQZ t’i ndalojë rikandidimin kryebashkiakut të Kuçovës

Kryesoret

Zyrtari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili i kërkoi KQZ-së dhe drejtësisë që të nisin verifikimet dhe hetimet për rastin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari që rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

“Ne do te kerkojme qe Komisionieri Shteteror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Pergjithshme bazuar ne praktiken e konsoliduar per te tilla raste, ku si pas te ciles, jane larguar nga detyra 7 deputete, 57 kandidate per deputete, mbi 80 zyrtare bashkiake, si dhe 150 zyrtare dhe drejtues te institucioneve te tjera objekt i ligjit, te kryejne verifikimin e gjendjes gjyqesore te kandidatit Kreshnik Hajdari ne shtetin fqinj Greqi.

Ky verifikim duhet te kryhet me urgjence per te penguar qe ky kandidat te pengohet per te marre pjese ne zgjedhjet e 14 Majit per arsye se eshte ne shkelje flagrante te ligjit te dekriminalizimit” tha Vasili.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës nën siglën e PS dhe garon për një mandat të dytë. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami. Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.

Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij. Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.

Kryebashkiaku i Kuçovës fshehu dënimin në Greqi, Balla: Të gjithë emigrantët mund të kenë pasur raste të tilla!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit