Kryeministri Edi Rama ka prezantuar avionin e ri të “Air Albania” të quajtur “Fishta”.
“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan në Facebook kreu i qeverisë.
Në rrjetin sociale, Rama postoi edhe fotot e avionit, i cili pason “Naim Frashërin”, “Migjenin” dhe “Lasgush Poradecin”.