Merret fund arratia. Vijon operacioni policor i koduar “Storm 2”. Kapet dhe vihet në pranga bashkautori i 8 vjedhjeve në qytetin e Vlorës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbështetur nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kapën dhe ndaluan S. V., 18 vjeç, banues në Vlorë.
18-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Storm 2”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë në Janar të këtij viti.
Ky person, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.
Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.