Sonte është nata e spektaklit të Big Brother VIP. Pas sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë, zyrtarisht banorët sonte pritet të japin vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ose nëse duan të vazhdojnë deri në 6 maj.
Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jetë vendimi i saj deri në fund të spektaklit.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel. Dori e këshilloi aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin.