Një 62-vjeçar nga fshati Kotë në Vlorë është arrestuar pasi kanosi me sëpatë dhe thikë një të moshuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme.
Ai dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë)” mbyllet njoftimi.