-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Njësoj si në marsin e 1992”, Berisha nga Shkodra: Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha u është bashkuar ditën e sotme demokratëve në Shkodër në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991.

Dëshmorë ranë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se njësoj si zgjedhjet e 22 marsit 1992, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve.

“Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Njësoj si zgjedhjet e 22 marsit, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë.

Janë zgjedhje në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë së shqiptarëve, me vullnetin e tyre të hekurt për të rivendosur pluralizmin, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë.

Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë. Mbeti bastion i pamposhtur i demokracisë dhe vlerave të saj. Kam bindjen më të madhe se 14 maj do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë të qytetarëve shkodranë.

Kam bindjen dhe ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit, nga qëndresa e qytetarëve të Shkodrës, nga besnikëria e tyre e palëkundur në asnjë rrethanë. Ndaj vlerave dhe idealeve të lirisë të qytetarëve,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit