Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali ku është takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.
Edi Rama: Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon.
Aleksandër Vuçiç: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dëshmuar se së bashku mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Krenar për gjithçka kemi bërë dhe do të bëjmë për shtetin dhe qytetarët tanë. Iniciativa Ballkanike e Hapur sjell më afër lidhjet e njerëzve, shtigje të reja bashkëpunimi ekonomik, një jetë më të mirë dhe të ardhmen e rajonit tonë.
Dimitar Kovaçevski: Sot, në Verona të Italisë, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Antonio Tajani, patëm nderin të pritemi nga Zëvendës Presidenti i Këshillit të Ministrave dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar. të Italisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Rajonit Italian të Venetos, Luca Zaia, të cilët ishin mikpritësit tanë në Panairin Ndërkombëtar të Verës Vinitali.