Olta Gixhari vendosi mbrëmjen e djeshme të lërë shtëpinë e Big Brother VIP duke hequr kështu dorë përfundmisht nga çmimi i madh.
Aktorja u shpreh se mungesa e madhe e djalit të saj e bëri që ajo të lërë rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme. Ndër të tjera ajo u tha se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.
“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha Olta.
Por pas daljes së saj nga Big Brother, Olta ka takuar menjëherë familjarët e saj ku ka hedhur dhe poshtë akuzat për krisjen e marrdhënies me motrën e saj, Gerta Gixharin.
Ishin familjarët e Oltës që kanë publikuar në rrjete sociale një video kur dy motrat takohen bahskë pas tre muajsh, duke u përqafuar me mall.