Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se do ngrihen monumente dhe muze për viktimat e komunizmit.
Kjo deklaratë vjen në 32-vjetorin e masakrës së 2 prillit ku humbën jetën 4 protestues.
Bejko u shpreh se ngritja e një monumenti të tillë është detyrë patriotike, ndërsa shtoi se legjislacioni ekziston, por se nuk zbatohet.