Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin deklaroi se çështja “Negreira” që implikon Barcelonën është ndër më të rëndat dhe seriozet që ka parë.
“Kam marrë informacionin e duhur, di të them që është një çështje shumë serioze.
Është një nga gjërat më serioze që kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit.
Asgjë nuk ka përfunduar, ne do e hetojmë si rast”, u shpreh kreu i qeverisë europiane të futbollit.
Ish-arbitri profesionist spanjoll, Enriquez Negreira, ka përfunduar nën hetim për pagesa miliona euroshe nga drejtuesit e Barcelonës.