-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kasaphana” në Laprakë/ Njëri nga të plagosurit mori thikë në zemër, tjetri shtetas italian

Kryesoret

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Laprakë, ku tre persona janë plagosur me thikë nga një 40-vjeçar. Mësohet se, njëri prej të plagosurve, Viktor Rrapollari, është në intubim në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur zemrën.

Ndërkohë bëhet e ditur se pre e sulmit ka qenë edhe një vajzë, e cila fatmirësisht është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi ka lënduar vetëm pak dorën.

Sherr masiv në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari godet 3 persona me thikë dhe largohet

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një shtetas Italian, Masimo, i cili ka marrë disa goditje me thikë në kurriz, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë 40-vjeçari Elton Mergjyshi i cili kreu sulmin e rëndë ndaj 3 personave. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit