-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi shkon në fshat: Transport, tregje dhe miliona euro për ju

Kryesoret

Belind Këlliçi deklaroi se fshati do të jetë në vëmendjen e tij. Nga Baldushku, para fermerëve të kësaj zone, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, prezantoi planin për të ndihmuar zhvillimin e zonave rurale, dhe për ta zbutur koston e lartë të jetesës, me një program konkret.

Sipas Këlliçit, Bashkia e Tiranës do të krijojë një skemë financiare për mbështetjen direkte të fermerëve që do të investojnë në bujqësi.

“7 milionë euro të buxhetit tonë do të shkojnë çdo vit për financimin e skemave mbështetëse në bujqësi e blegtori, 7 milionë. 3 milionë për të mbështetur huamarrjen e fermerëve.

2 milionë euro do të shkojnë për produktet e prodhuara në Tiranë, për prodhuesit dhe tregtarët e tyre. 1 milionë euro si mbështetje për certifikimin organik dhe bio të produkteve bujqësor.

Skema do të përfshijë jo vetëm subvencione financiare, por edhe krijimin e kushteve për shitjen e prodhimeve bujqësore” tha Belind Këlliçi duke premtuar ndërtimin e të paktën 15 tregjeve me kushte moderne për shitjen e prodhimeve të fermerëve për qytetarët e Tiranës.

“Ngritjen e të paktën 15 tregjeve të gjelbërta në Tiranë, sipas standardeve më të mira të sigurisë ushqimore me ujë të rrjedhshëm dhe mjete ftohëse ku do të tregtohen produktet agroushqimore.

Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do të shesin produktet “Made in Tirana” që do të shesin produktet e tyre në tregjet e gjelbërta në Tiranë tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit