Banorët e Bërxullës në Tiranë kanë protestuar edhe sot duke kërkuar hakun e tyre për pronat.
Shpronësim sipas vlerës së tregut për pronat që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
“Duam hakun tonë” tha një banor. Një tjetër theksoi se “do ta çojmë në Strasburg”.
Sot tubimit të banorëve iu bashkua edhe një italian, mik i Dritan Zenelit, banor të Bërxullës.
“Jam këtu për të mbështetur protestën e banorëve. Më duket e çuditshme që të futesh në tokën private. Banorët ndodhen në një situatë shumë të vështirë.
Do i ndihmoj sa të mundem në instancat më të larta të BE-së me dokumentacion” tha ai. Nesër banorët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë Hipotekën.