-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Strategji dhe forcë! Si po e mbron PS Olta Xhaçkën

Kryesoret

Shumica socialiste jo vetëm që nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese por ka ndërmarrë një manovër për të fituar sa më shumë kohë për të shpëtuar ministren Olta Xhaçka që rrezikon që të humbasë mandatin. Debati në këshillin e legjislacionit edhe sot ishte i fortë.

Socialistët pohuan se ishin të paqartë mbi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, që qartësisht e detyron Kuvendin t’i dërgojë çështjen e mandatit të Xhaçkës për gjykim.

Për të fituar tokë, PS vendosi të marrë mendimin e ekspertëve për të kuptuar se çfarë ka thënë gjykata në vendim. Me ironi, Gazment Bardhi u përgjigj “Merrni burrin e Olta Xhaçkës ekspert”.

Nuk paguhet stafi i Kuvendit për këtë, të bëjmë studime se si të shpëtojmë Olta Xhaçkën nga Gjykata Kushtetuese. Kur t’ju thotë Olta, mor po si votuat që ma çuat në Gjykatë Kushtetuese, do i thoni: motër, s’kemi çfarë të bëjmë se na ka thënë Gjykata Kushtetuese” vijoi më tej ai.

Ligjvënësi është Kuvendi, jo Gjykata Kushtetuese apo ndonjë gjykatë tjetër” tha nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, duke arsyetuar se ata kishin detyrimin që vendimet t’i analizonin.

Kështu, me forcën e kartonëve, socialistët vijuan me strategjinë për të fituar kohë me ekspertët për të përkthyer çfarë kërkoi Gjykata Kushtetuese edhe pse vendimi ishte i qartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit