Ambasada amerikane në Tiranë i kërkon Gjykatës së Lartë që të përshpejtojë zgjidhjen për mijëra dosje që janë ende stok në këtë institucion. Në një postim në Facebook, selia diplomatike thotë se mbështetja ka qenë e madhe dhe tani kërkon më shumë rezultate nga Gjykata e Lartë.
“Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara. Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura.
Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.
Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë” tha ai.