-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos më dorëzoni në Moskë”! Në 14 Prill vendimi final për “spiunen” ruse

Kryesoret

Svetlana Timofoeva, shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh ka dalë këtë të martë para togave të zeza në Gjykatën e Elbasanit. “Kam bërë kërkesën si azilkërkuese në Shqipëri. Jam dakord të qëndroj në Shqipëri”, tha ajo.

Timofeva shprehu dakordësi me rrëzimin e kërkesës së federatës ruse për ekstradim. Seanca e radhës gjyqësore kur do të jepet vendimi pritet të mbahet më 14 prill.

Edhe Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që shtetasja ruse të mos ekstradohet drejt Rusisë. Kjo kërkesë është arsyetuar përmes dy argumenteve, fillimisht sepse në shtetin rus nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut dhe së dyti është në një proces penal.

Mikhael Zarin 24 vjeç Svetlana Timofeeva 33 vjeçe të dy nga Rusia dhe Fiodor Mihailoviç nga Ukraina, u ndaluan më 20 Gusht 2022 pasi sulmuan me spraj neuroparalizues ushtarakët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, roje të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh ku ata po filmonin pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit