-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë! Avokati i Veselit: Akuzat, ekzagjerime pa bazë, asgjë kundër LDK-së

Kryesoret

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se klienti i tij dhe as UÇK-ja nuk i kanë shënjestruar mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një prej të metave në thelbin e provave që ka prokuroria është nocioni që e mendon një numër relativisht i vogël i individëve, që udhëheqja e UÇK-së, kanë komplotuar së bashku për të vënë në shënjestër mbështetësit e LDK-së për t’i përndjekur, por siç do ta dëgjoni, ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren”, tha ai.

Sipas Emmerson, “shumica e anëtarëve të UÇK-së ishin mbështetës të LDK-së”.

“Nuk ishin dy grupe më vete, ishin të ndërthurura. Konflikte ka pasur, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike”, tha Emmerson.

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, tha se kundër klientit të tij s’ka asnjë provë – përjashtim me një që do ta elaborojë më vonë – e as dëshmitarë se ai ka kryer ndonjë prej veprave me të cilat ngarkohet.

“Asnjë nga dëshmitarët nuk e kanë parë Kadri Veselin të bënte diçka të papërshtatshme. Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e ZPS-së, edhe pse kishte vdekur dhe provat ishin në letër.

Ishte një dëshmitar që kishte pretenduar se e ka parë Veselin në Kukës duke marrë në intervistë një të ndaluar. Por, ishte e dukshme që në fillim dhe pasi pamë deklaratat e dëshmitë e tij se ky dëshmitar ishte gabuar sa i përket identifikimit të Veselit dhe ai kështu ishte shprehur edhe vetë.

ZPS tani e pranon se ky dëshmitar e ka identifikuar gabimisht Veselin. Qëndrimi i ZPS është se është e panevojshme të ndryshojnë aktakuzën për këtë gjë. Ata nuk propozojnë që të paraqesin prova në mbështetje të kësaj”, tha avokati Ben Emmerson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit