-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlusconi në gjendje kritike për jetën, zemra i funksionon mekanikisht!

Kryesoret

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohet në reanimacion me probleme kardiovaskulare. Ai u shtrua në spital, pak orë më parë, me vështirësi në frymëmarrje.

Siç deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, Silvio Berluskoni është në kontakt me mjekët dhe është shtruar në spital, në mesditë, për shkak të një infeksioni që ditët e fundit nuk e ka trajtuar efektivisht.

Një deklaratë mjekësore nga Spitali San Raffaele i Milanos ka të ngjarë të publikohet sonte. E gjithë situata, sipas informacioneve, konsiderohet kritike.

Siç raportohet nga shtypi italian, Cavaliere-it iu dhanë antibiotikë për shkak të pneumonisë dhe frymëmarrjen e tij po e mbështesin mekanikisht në këtë fazë.

Vajza e madhe e Berlusconit, Marina, vëllai i tij Paolo Berlusconi dhe partnerja e ish-kryeministrit italian Marta Fassina janë ndër të tjera në spital.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i uroi Berlusconit një shërim të shpejtë edhe nga kjo krizë shëndetësore, duke postuar në Twitter “Forza Silvio” (guxim, Silvio). Silvio Berlusconi po trajtohet në spitalin San Raffaele, gjendja e tij konsiderohet kritike, por stabile.

“Eja Silvio, Italia po të pret!” “urimi i publikuar në Facebook nga Sekretari i Legas, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Infrastrukturës Matteo Salvini me një foto ku shfaqet së bashku me Silvio Berluskonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit