Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar në faqen e konsultimit publik draftin për rihapjen e basteve sportive. Në relacion shpjegohet fakti që bastet që do të rihapen do të jenë vetëm online dhe me rregulla të forta për të parandaluar përhapjen dhe evazionin si përpara periudhës që u mbyllën. Rregullat janë të forta, jo vetëm për pronarët që do të hapin pikat, por edhe lojtarët.
Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve. Për t’u licencuar kompanitë duhet ta regjistrojnë aktivitetin fillimisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit me një kapital jo më pak se 20 milionë lekë, duke përmbushur kushtin e të pasurit eksperiencë së paku tri vite në tri vende europiane. Dokumentacioni duhet të përmbajë origjinën e kapitalit që investohet, dëshminë e penalitetit të sipërmarrësit dhe numri punonjësve.
Këta operatorë të licencuar do të kenë të drejtën për të t’u ofruar qytetarëve aplikacionin apo platformën nga ku mund të vihen baste. Ata mund të vendosin shuma ende të papërcaktuara parash nga telefoni, tableti apo faqet zyrtare të internetit dhe aplikacionet e programet që do të licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Relacioni i projektligjit nuk përmban specifikime për sa i përket tatimit të fitimeve të atyre që luajnë, por përcakton detyrimet për subjektet që ofrojnë bastet sportive online. Atyre do t’u mbahet çdo vit 15 për qind e të ardhurave të cilat parashikohet të shkojnë për financimin e projekteve ne fushën e sportit, kulturës, inovacionit.
Lexo KETU projektligjin e plotë dhe relacionin shpjegues
Lajmi ne perditesim…