Seanca e sotme gjyqësore ka qenë mjaft e tensionuar. Luftar Reçi, bashkëpunëtori i prokurorisë së posaçme u përball me njerëzit që ka akuzuar për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në muajin Shkurt 2005.
Sot Reçi, që spiunoi grupin debatoi ashpër me avokatët e Lulzim Berishës, Indrit Rusit dhe Plaurent Dervishaj. Avokatët i vendosën në dukje deklaratat e dhëna disa vite më parë dhe kontradiktat me të sotmet, por Reçi i ka qëndruar versionit të fundit implikues.
Seanca u shty javën tjetër për të vazhduar përballjen me Emiljano Shullazin dhe Viktor Imerin. Deri tani policia ka arrestuar Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Në kërkim janë Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut.