-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i Bosnjës dënohet 4 vite burg për respiratorët kinezë

Kryesoret

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë. Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Novalliq nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit. Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin. Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes vete. Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuza se nuk i ka penguar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021, para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës. Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit