-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me grushte në Bllok! Ky është 46-vjeçari që vdiq në Tiranë (FOTO)

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sherri me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë. Viktima është Gentian Talja 46-vjeç.

Sherri ndodhi në rrugën “Vaso Pasha” në Bllok disa ditë më parë, 46-vjeçari vdiq dje në spital, por policia vetëm sot njoftoi për ngjarjen e rëndë.

Për ngjarjen po hetohet Artur Gjolena 41-vjeç dhe u shpall në kërkim Henri Gjapi 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gentian Talja dhe Henri Gjapi

Por si ndodhi sherri?

Më datë 31 mars në rrugën “Vaso Pasha” Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljan 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se protagonistët e sherrit ishin të dehur. Talja pas grushteve u rrëzua dhe ra me kokë në trutuar duke pësuar dëmtime të rënda.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena, i cili ka goditur Gjapin. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. 

Si nisi sherri dhe kush është viktima në Tiranë? Dalin emrat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit