-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlusconi diagnostikohet me leukemi

Kryesoret

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili aktualisht është nën kujdes intensiv, është duke vuajtur nga leukemia dhe infeksioni në mushkëri, kanë thënë të enjten mjekët.

Berlusconi, 86-vjeçar, është shtruar të mërkurën në spitalin e Milanos, pas problemeve me frymëmarrje.

“Aktualisht Berlusconi është nën kujdes intensiv për trajtimit të infeksionit në mushkëri” dhe vuan nga “leukemia kronike”, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut, është thënë në deklaratë.

Ky manjat mediash – që ose admirohet ose nuk pëlqehet fare nga italianët – është konsideruar “i pavdekshëm” për shkak të jetëgjatësisë që e ka pasur në jetën politike të Italisë.

Ai aktualisht është senator dhe lider i partisë së krahut të djathtë, Forza Italia.

Mjekët kanë thënë se kanceri i Berlusconit është “në fazën kronike”, por ende nuk është shndërruar në “leukemi akute”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Shpresoj se ai do ta ketë forcën të rezistojë”, ka thënë zëvendësministri i Kulturës, Vittorio Sgarbi, mik i ngushtë i Berlusconit.

Pas arritjes së familjes së ngushtë në spital, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thënë se ka folur me mjekun e Berlusconit, i cili i ka thënë se “gjendja e tij është stabile”.

Ai ka thënë se Berlusconi është mjaftueshëm mirë për të kryer thirrje telefonike./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit