Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leucemi. Kështu shkruajnë “La Repubblica” dhe “Reuters”.
Problemet në gjak mesa duket kanë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore që kanë çuar shtrimin në spital për kontrolle dhe analiza të thelluara nga ana e ish-kryeministrit Italian.
Drejtuesi i Forza Italia ka kaluar një natë të qetë në spitalin San Raffaele në Milano, në njësinë e kujdesit intensiv për të rivendosur oksigjenimin e duhur të gjakut.
Mungesa e oksigjenit ka sjellë probleme në sistemin kardiovaskular dhe të frymëmarrjes. Silvio Berlusconi është aktualisht 86-vjeç.