-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projekt i ri për ndihmën ekonomike, Banka Botërore do angazhojë 40 milionë dollarë

Kryesoret

Qeveria shqiptare do të marrë të paktën 40 milionë dollarë pranë Bankës Botërore për një projekt të emëruar zhvillimi i mundësive, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes ekonomike.

Në një seri dokumentesh të bëra publike të tilla si Plani i Angazhimit të Palëve të Interesuara, plani i angazhimit mjedisor dhe social apo Përmbledhja e vlerësimit social dhe mjedisor jepen edhe disa nga detajet e këtij projekti i cili pritet të kalojë në Bord në shtator të këtij viti.

Sipas dokumenteve përfitues e projektit përfshijnë : i)Familjet e varfra që janë aktualisht përfituese të ndihmës ekonomike që do të marrin mbështetje shtesë përmes rritjes së përshtatshmërisë dhe reformës së përfitimit për fëmijë;

ii) familje të reja që do të kenë të drejtë ti bashkohen Ndihmës Ekonomike për shkak të rifreskimit të kritereve të përfitueshmërisë dhe metodës së targetimit;

iii) përfituesit e ndihmës ekonomike të aftë për punë që do të marrin mbështetje të mëtejshme nëpërmjet zgjerimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit (3300 përfitues).

Projekti ka tre komponentë ku komponenti 1 fokusohet në rritjen e punësimit të përfituesit të ndihmës sociale dhe mbështetjen e kalimit të tyre në tregun e punës duke propozuar një zgjerim të shërbimeve të punësimit të ofruara për përfituesit e NE, në formën e një pakete të integruar paketën, së bashku me përmirësimet e cilësisë dhe një vlerësim të kosto-përfitim të saj.

Ky komponent ka një vlerë 15 milionë dollarë të ndarë në tre nën kompoentë të tjerë të veçantë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit