-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS e do jashtë! Kandidati i Berishës: Jam i pastër! Prokuroria më dha “leje” të garoj

Kryesoret

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Shijak, Rezart Tusha ka reaguar pasi Partia Socialiste bëri një kërkesë për çregjistrimin e tij nga zgjedhjet lokale të 14 majit me pretendimin se ka qenë i dënuar në Zvicër.

Tusha thotë se nuk bëhet fjalë për dënim, por kundravajtje për shkelje të lejes së qëndrimit për të cilin pati një verifikim në 2021 dhe mori dritën jeshile për të kandiduar për deputet.

“Përpjekja për të më skualifikuar mua si kandidat të koalicionit “Bashkë fitojmë”, nuk bëhet se u intereson e vërteta, por se e dinë se çfarë i pret në Shijak këto zgjedhje. Së dyti, unë dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me atë që qeveria dhe mediat pranë saj quajnë “dënim”.

Fakt ky që ndodhet vetëm në imagjinatën e tyre, jo në dokumente zyrtare. KQZ më ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, për arsye se e kam dorëzuar formularin përkatës ku deklaroj se kam një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit.

Këtë e kam deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur kam qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet. Në 2021, kur u ngrit ky pretendim për ‘dënim’, KQZ e çoi formalisht ne Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim të thelluar nga sektori i dekriminalizimit dhe mora dritën jeshile të kandidimit.

Kjo është e vërteta me dokumente, të cilat do t’i vë në dispozicion të medias dhe publikut bashkë me këtë deklaratë. Kjo është pjesë e luftës politike, përpjekje amorale e qeveisë për të më skualifikuar nga zgjedhjet. Nuk u vë faj, se u është bërë huq që, ose i vjedhin zgjedhjet, ose i fitojnë pa asnjë kundërshtar përballë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit