20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si është kampioni? Rebelimi i mikut: Lëreni të qetë Schumacherin

Kryesoret

Jean Todt, ish-kreu i Ferrarit dhe një mik i ngushtë i shtatë herë kampionit të F1, ka reaguar ndaj atyre që pretendojnë se dinë detaje për shëndetin e Michael Schumacher.

Duke folur për gazetën italiane Corriere della Sera, Todt përsëriti thirrjet për privatësinë e Shumacher dhe familjes së tij, ndërsa Schumi vazhdon shërimin e tij nga aksidenti tronditës që pësoi në dhjetor 2013.

“Le ta lëmë të qetë ”, tha francezi 77-vjeçar, i cili është një nga të vetmit njerëz që ka të drejtë ta vizitojë pilotin më të mirë në historinë e Formula 1.

“Le të respektojmë Corinna-n dhe dëshirat e fëmijëve të tij për privatësi. Ne e dimë se ky aksident pati pasoja”, shtoi Todt.

“Ai që thotë se di diçka, në të vërtetë nuk di asgjë. Unë gjithmonë shkoj dhe e vizitoj. Ai dhe familja e tij janë familja ime”.

Todt është një nga miqtë më të mirë të Michael, me lidhjen e tyre të fortë që daton që kur ata fituan F1 me Ferrarin dhe piloti gjerman fitoi pesë nga gjithsej shtatë titujt e tij (2000-2004).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit