Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj më një video të bërë virale ka kërcënuar në mes të ditës një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë ku qytetarë të tjerë që po kalonin në rrugë kanë kapur momentin kur Gjonaj kërcënon qytetarin.
Mësohet se kryebashkiaku ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarit, si dhe e ka kërcënuar me jetë.
“Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…”, dëgjohet në video Gjonaj i cili i drejtohet qytetarit.
Ajo bie bie në sy është se në momentin e ngjarjes ndodhej edhe një polic i cili nuk bën asnjë veprim për të ndërhyrë.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka ardhur reagimi i kryebashkiakut i cili sipas tij videoja është e sajur dhe se nuk ka pasur një konflikt.
Ai gjithashtu ka shtuar se personi për të cilin bëhet fjalë është një njeri i tij dhe se PD po përdor videon për marrë pushtetin
“Video është e sajuar. Qytetari është njeriu im, e ka sajuar PD, po e përdor. PD kërkon të vijë në pushtet me një video të sajuar. Personi me të cilin po flas është trajner sporti, është njeri im. Po diskutonim të hapnim stadiumin. Nuk ka lidhje me fushatën, është e turpshme. Fakti që policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt,” u shpreh Gjonaj.