Audrey Glover, shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 Majit erdhi sot në Tiranë për të marrë në dorë “frenat” e procesit.
Takimin e parë e zhvilloi me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi më pas do të pasohet me anëtarët e KAS-it.
ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit. Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor.
Audrey Glover e njeh mjaft mirë realitetin zgjedhor në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, ku pati përplasjen me Sali Berishën.
Për t’u rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.
Caktohet Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet vendore të 14 Majit