Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen për gjykim dosjen për Moisi Habilajn dhe bandën e tij. Rigjykimi do të bëhet nga një tjetër trupë gjykuese.
Moisi Habilaj, i prezantuar në përgjimet telefonike si kushëriri i ministrit Saimir Tahiri u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burgim nga Shkalla e Parë, ndërsa ai ka humbur gjurmët teksa theu arrestin shtëpiak në Itali ku dhe ishte dënuar për të njëjtin episod.
Gjithashtu edhe të dënuarit e tjerë nga gjykata që janë Nezar Seiti, Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj të cilëve drejtësia ju dha secilit dënimin me nga 9 vite burgim do të rigjykohen.
Grupi i Moisi Habilajt u godit në 2017, ndërsa në Itali u arrestuan edhe italianë që u identifikuan nga përgjimet intensive që tregonin se si organizohej ky aktivitet.
Pjesë e dosjes ishte më herët edhe ish ministri i brendshëm Tahiri që u dënua për shpërdorim detyre, ish drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila.