Sipas institutit të gjeoshkencave sot pasdite nuk priten reshje ndërsa nesër priten reshje lokale te dobëta në disa qarqe.
Dita e dielë do t’i ketë disi më të shpeshta vranësirat duke rrezikuar edhe qytetet e zonës së ulët me reshje të pakta shiu, por që do të jetë një situatë kalimtare.
Deri në mesin e këtij muaj sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e ajërit do të jenë në vlera më të ulta se mesataret mujore të Prillit.
TEMPERATURAT:
Nesër (e shtunë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 15 °C
në vendet e ulëta: 3 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.07) dhe nesër (e shtunë, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.