-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria paguan dreka, darka dhe dieta për gardistët (VENDIMI)

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka miratuar përcaktimin e procedurave të trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Gardës së Republikës. Në vendim saktësohet pagesa dhe ushqimi për punonjësit që qëndrojnë tetë orë apo në gatishmëri, ose vlerën financiare kur janë me shërbim jashtë institucionit.

VENDIMI

a) Me një vakt ushqim “drekë”, të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës, kur kohëzgjatja e punës, shërbimit dhe trajnimit të tyre është 8 (tetë) orë;
b) Me tri vakte, kur punonjësi i Gardës së Republikës është i angazhuar në shërbime, gatishmëri apo trajnime, me kohëzgjatje 24 (njëzet e katër) orë.

  1. Normat e ushqimit ditor, për punonjësin e Gardës së Republikës të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

  2. Punonjësit të Gardës së Republikës, që trajtohet me ushqim, sipas shkronjave “a”, dhe “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, vaktet e ushqimit, sipas normave të përcaktuara në lidhjen nr.1, i kompensohen në formë financiare për çdo ditë efektive në punë.

a) normën ditore të ushqimit me një vakt “drekë”, për Njësinë Speciale në Gardën e Republikës, në vlerën 664 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë;
b) normën ditore të ushqimit me një vakt “drekë”, për strukturat e tjera në Gardën e Republikës, në vlerën 556 (pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë;
c) normën ditore të ushqimit me tri vakte, për Njësinë Speciale në Gardën e Republikës, në vlerën 1 382 (një mijë e treqind e tetëdhjetë e dy) lekë;
ç) normën ditore të ushqimit me tri vakte, për strukturat e tjera në Gardën e Republikës, në vlerën 1 193 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit