-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del FOTO/ Kjo është gruaja që u vra nga kunati në sy të fëmijës në Tiranë

Kryesoret

Krimi në familje i mori jetën një 37-vjeçareje ndërsa autori i identifikuar si Roland Sinani vrau veten.

43-vjeçari qëlloi me pistoletë kunatën e tij Migena Sinani në dhomën e gjumit ndërsa në momentin e vrasjes në banesën e familjes Sinani në Shkozë kanë qenë prindërit pasi bashkëshorti i 37-vjeçares që punon si taksist nuk ndodhej në shtëpi.

Migena ka dy fëmijë, ndërsa kur 43-vjeçari qëlloi mbi të, ka pasur në shtrat dhe vajzën e saj të vogël 2-vjeçare. Pasi kreu krimin e rëndë, 43-vjeçari i cili merrte mjekime për shëndetin mendor, ka vrarë veten.

Fqinjët kanë deklaruar se familja Sinani jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Migena ishte ajo që kujdesej për dy prindërit e sëmurë të bashkëshortit të saj dhe për dy fëmijët e vegjël.

Policia gjatë kërkimeve ka gjetur dhe armën ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan 43- vjeçarin të qëllojë mbi kunatën e tij.

“Më vuri armën në kokë”! Pista e re e vrasjes në Tiranë! Kush është personi i tretë i përfshirë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit