Kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm që nuk do të paguajë 110 milionët Eurot që Arbitrazhi e detyroi që të derdhte në llogaritë e biznesmenit italian Becchetti, por po shqyrton mundësinë që të dalë fare nga juridiksioni i kësaj gjykate.
Por biznesmeni italian pasi fitoi gjyqin tani po tenton mbështetjen e kryeministres italiane, Meloni që të ushtrojë presion te Edi Rama. Sipas medias italiane, biznesmeni italian i ka kërkuar kryeministres së vendit të tij, Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë.
“Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime.
Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama e qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen” tha Becchetti për mediat italiane.