Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për ditën e sotme lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e virusit, ndërsa nga 273 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Njoftimi i plotë:
8 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 273 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
9 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Lezhë, Dibër, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë.
Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,201 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Prill 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 273
Testime totale 2,051,112
Raste pozitive 333,992
Raste të shëruara 330,201
Raste Aktive 187
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 153
Vlorë 11
Fier 7
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Korçë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1
Lezhë 1