-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria detyrohet që të paguajë 392 milionë Euro për shkak të gjyqeve që ka humbur në Arbitrazh.

Kryesori është gjyqi me biznesmenin italian, Beketi, që Edi Rama thotë se nuk e njeh procesin dhe se mund të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i kësaj gjykate. Për situatën e krijuar, Tabaku drejton gishtin e fajit nga Edi Rama.

“Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!

Mediat italiane: Becchetti i “lutet” Melonit; “bëji presion Ramës të paguajë lekët”

Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!

Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit