-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen emrat e finalistëve të BBV, ja kush mungon në listë

Kryesoret

Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre, duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.

Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video ku thuhet se katër finalistët do të jenë: Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë të përhapet gjithë andej, ashtu si me çdo teori tjetër që qarkullon rreth “Big Brother”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit.

Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi.

Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.

Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.

Edhe pse ish-fituesi i “Big Brother 2” ka hyrë me qëllimin për të fituar, emri i tij nuk figuron në listën me 4 konkurrentët.

Megjithatë, finalja e spektaklit është planifikuar me 6 maj dhe me gjasa deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, me gjasa edhe lajmet për finalistët e paracaktuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit